Dritan Prifti kallëzohet në Prokurori, ILDKP: Fshehu pasurinë 4.6 milionë euro

Publikuar tek: aktualitet, më 16:42 21-05-2015 Dritan Prifti kallëzohet në Prokurori, ILDKP: Fshehu pasurinë 4.6 milionë euro Dritan Prifti

Dritan Prifti kallëzohet në Prokurori për fshehje të pasurisë. ILDKPKI-ja ka kallëzuar sot ish-deputetin dhe ish-ministrin Prifti, pasi sipas këtij institucioni Prifti ka fshehur pasurinë për vitet 2003-2013, në shumën e 4.6 milionë eurove. ‘’Fshehje të pasurive, deklarime të rreme, kontrata fiktive pasurish, transferta bankare të dyshimta e pa burime të ligjshme financiare dhe dyshime për pastrim parash, brenda dhe jashtë vendit’’, njofton inspektoriati.

“Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, bazuar në ligjin nr. 9049, datë 10.4.2003 “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publike”, i ndryshuar, përfundoi kontrollin dhe rikontrollin e plotë të deklaratave të interesave private të subjektit Dritan Prifti, për funksionet Ish Ministër dhe Ish Deputet i Kuvendit të Shqipërisë, për periudhën kohore 2003 – 2013, nga ku rezultuan fshehje të pasurive, deklarime të rreme, kontrata fiktive pasurish, transferta bankare të dyshimta e pa burime të ligjshme financiare dhe dyshime për pastrim parash, brenda dhe jashtë vendit, në shumën rreth 4.600.000 euro.

ILDKPKI ka dërguar kallëzimin penal në Prokurorinë e Përgjithshme për veprat penale të parashikuara nga nenet 257a//2 dhe 287 të Kodit Penal, duke insistuar që hetimet paraprake të shtrihen më tej, me qëllim për të zbuluar nëse ndodhemi edhe para veprave të tjera penale”, thuhet në njoftimin e kallëzimit të Priftit.

Ditë më parë ILDKPI-ja ka kallëzuar edhe dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, Mark Frrokun dhe Tom Doshin, të dy të lidhur në çështjen e akuzave të Doshit ndaj Ilir Metës, për porositje të vrasjes ndaj tij. Sot kallëzimi për fshehje të pasurisë bëhet edhe ndaj Priftit. Prifti doli hapur në mbështetje të Doshit. Prifti ka denoncuar publikisht vite më parë Metën, për tentativë korrupsioni kur Prifti ishte ministër i Ekonomisë, që është hedhur poshtë nga gjykatat duke e shpallur Metën të pafajshëm.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Sarandë, shpërthim në një disko pranë Portit të qytetit
Artan Didi emërohet në ambasadën shqiptare në SHBA »
Article Logic
Execution time: 0.012798070907593
array(1) { ["section"]=> string(82) "dritan-prifti-kallezohet-ne-prokurori-ildkp-fshehu-pasurine-4-6-milione-euro-11674" }