Dritan Shano: Europa do ta shohë të vdekur Italinë

Publikuar tek: fcb-bomb, më 15:16 25-03-2020 Dritan Shano: Europa do ta shohë të vdekur Italinë Dritan Shano

Forza Italia! Tieni duro!

 

Nga Dritan Shano

Shumëkush mund të jetë duke u marrë me Edin që ka dalë në një treg dhe i bërtet një të moshuare me gishta në vesh. E kush jam unë që t'i prish midenë tele-mediatike shqiptarëve. Sidoqoftë, ky është vetëm një episod estradë, alternativ i bollkave të gjëra, pa asnjë ndikim në të sotmen apo të ardhmen e Shqipërisë.

Mua më shumë më shqetëson fakti se Europa me ç'duket po do ta shohë të gjunjëzuar, e ndoshta të vdekur Italinë. Një proçes i dalë në sipërfaqe qysh me grushtin e shtetit kundër Presidentit Berlusconi, deri tek deklarata e sotme e ministrit gjerman të ekonomisë Altmaier që nuk do ketë asnjë fleksibilitet nga BE ndaj Italisë, por vetëm austeritet dhe izolim.

Italia sot, më shumë se kurrë ka nevojë për burrështetëri brenda Italisë, dhe që të zvogëlojë efektin mbi ekonominë dhe vendim-marrjen të italianëve të shitur jashtë saj.

Lidhja e Shqipërisë me Italinë është ekonomike, por mbi të gjitha kulturore. Nuk ka shqiptar që mos ndjehet mirë në Itali, që mos përshtat me shpejtësi me normat, rregullat, zakonet, me aromat dhe tingujt e Italisë - asnjë komunitet tjetër nuk e ka këtë afinitet me të qenurit Italian.

Italia ka nevojë për zgjedhje politike, që të kërkojë në krye të saj njerëz që e shkëlqejnë dhe njëherë këtë vend të madh, dhe që kohët e fundit ka mbetur peng i komikëve dhe lakuriqëve politikë.

Unë uroj që nëse/kur Italia të dalë nga Europa, ne shqiptarëve të mos na ndalojë të hyjmë e dalim lirisht në atë tokë të bekuar. Për Shqipërinë dhe shqiptarët një xhest i tillë do ishte si një Urbi et Orbi. ?

Pse merrem une me Italinë? I zgjidhëm hallet tona këtu tek ne? Patjetër që jo. Unë vazhdoj të them se kur bie shi në Itali, lagemi ne në Shqipëri. Dhe sipas hesapeve të mija, ka 10 vjet a më shumë që në Itali nuk pushon shiu i BE-së.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.015982151031494
array(1) { ["section"]=> string(56) "dritan-shano-europa-do-ta-shohe-te-vdekur-italine-200037" }