Dritan Shano: S’kam asnjë shqetësim për gjuhën e Kumbaros! Këto janë problemet e mia...

Publikuar tek: fcb-bomb, më 15:37 05-11-2018 Dritan Shano: S’kam asnjë shqetësim për gjuhën e Kumbaros! Këto janë problemet e mia... Dritan Shano, ekonomist

Një postim i ministres së Kulturës Mirela Kumbaro, që është konsideruar aspak etik, ka shkaktuar një debat të madh në rrjetet sociale.

 

Dritan Shano, ndërkaq, thotë se atë nuk e shqetëson aspak twitteri i Kumbaros duke rrëfyer problemet e vërteta që shqetësojnë atë dhe këtë vend.

“Me thënë të drejtën, nuk kam asnjë problem me tëiterin e Ministres Kumbaro. Çdo lloj motivimi për të lexuar e konsideroj të arsyeshëm. Pastaj nëse gjuha e përdorur nuk i pëlqen një shoqërie ku nuk ka qenë problem të nxjerrësh kushërirën si prostitutë rrugëve të Europës atëhere është e qartë se imoraliteti në praktikë dhe moraliteti në teori nuk përputhen, kështuqë e shoh të pavlerë të bësh të indinjuarin”, shkruan ekonomisti Shano.

“Unë kam problem të tjera me qeverinë e Ministres. Kam probleme qe nuk mund t'i fus në dollap dhe t'i mbuloj me heshtje. Kam problem që nuk kam ujë të pijshëm në rubinet, dhe që nuk furnizohem 24 orë me ujë kur në Adriatik derdhen 1300 m3 në sekond; kam problem që kam çmimin më të lartë të karburantit në rajon për shkak të taksave; kam problem që kam taksat më të larta në rajon pas Serbisë; kam problem që në tremujorin e parë te viti 2018 Shqipëria pati 285 vdekje më shumë se lindje; kam problem që për 3 vjet ka ikur 13% e popullsisë; kam problem që tjetërsohet prona me Ligj të Posaçëm; kam problem që nuk kam Gjykatë Kushtetuese që të mbrojë nga qeveria. Kam problem që gjithshka po i jepet një grushti njerëzish me "ofertë të pakërkuar" dhe borxhi publik po shkon në qiell; kam problem që arsimi i këtij vendi nuk krijon të ardhme por emigrantë; ... Këto janë problemet e mija, dhe te çdonjerit nga ju, pavarësisht se ku keni qejf t'ua lëvizi trurin qeveria, me nje tëitter, apo një batutê tjetër”, përfundon komentin e tij analisti.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0080640316009521
array(1) { ["section"]=> string(89) "dritan-shano-s-kam-asnje-shqetesim-per-gjuhen-e-kumbaros-keto-jane-problemet-e-mia-140320" }