85-vjetori e gjen Dritëro Agollin në formën më të mirë të mundshme.
Pas një jete të gjatë mbushur me krijmtari, me romane të suksesshme dhe njëkohësisht me familjen e tij të lumtur, shkrimtari i madh feston si nuk ka më mirë këtë ditëlindje.
Ditëlindje e lumtur për të, por edhe për të gjithë ata që e rrethojnë dhe e duan.
Dritëroi ka nisur të përgatitet për vizitat që e presin ndërkohë nuk harron të hedhë në qafë shallin e kuq.
Kush e mendon ndryshe Agollin përveçse me flokët e gjatë e të bardhë?!
Shkrimtari është surprizuar që herët në mëngjes nga ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro dhe tufat me lule pambarim i kanë mbushur ditën…