Shkrimtari Dritëro Agolli ndodhet prej tre ditësh i shtruar në sanatoriumin e Tiranës për shkak të problemeve me frymëmarrjen.
News 24 raporton se shkrimtari i madh është duke marrë oksigjen me hundë nëpërmjet rrugëve artificiale.
Megjithatë, gjendja shëndetësore e 85 vjeçarit paraqitet e stabilizuar dhe ai ndodhet nën kujdesin e vazhdueshëm të mjekëve.