Shkrimtari i madh Dritëro Agolli sot feston 85-vjetorin e tij. Vajza e tij Elona, nipër e mbesa, të afërt të lumtur për shkrimtarin, por po kështu edhe kryeministri i vendit Edi Rama.
Edhe pse ndodhet në Beograd, Rama nuk ka harruar të urojë Agollin duke i shkruar:
''EDHE 100 DRITERO! Urojmë të gjithë që të kesh një ditëlindje të gëzuar e për shumë vite të tjera akoma, rrethuar me dashuri, miq, lexues dhe mbushur me frymëzim për të tjera poezi në vazhdën e perlave që tanimë i ke falur thesarit të shqipes.''