Dritëroi në spital, Fevziu sjell në vëmendje “Kali dhe Gomari”

Publikuar tek: fcb-bomb, më 12:55 01-02-2017 Dritëroi në spital, Fevziu sjell në vëmendje “Kali dhe Gomari”

Në një kohë që kolosi i letërsisë shqipe Dritëro Agolli ndodhet në spital për shkak të problemeve me frymëmarrjen , gazetari i njohur Blendi Fevziu sjell këtë mëngjes një prej poezive që për të është aktuale edhe sot.

Dhe bëhet fjalë për poezinë me titull “Kali dhe Gomari”.

“Nje nga poezitë me aktuale të Dritero Agollit.

KALI DHE GOMARI

Kalonin në një shteg të ngushtë mali,
gomari para ,pas gomarit kali.
Të dy ngarkuar me thasë mirë,
nga vapa të munduar e djersirë.

Fshatari donte shpejt në fshat të arrinte,
ndaj kalit vitheve me shkop i binte.
Por kali më në fund durimin humbi,
e ngriti bishtin dhe samarin tundi.

Hej mbaj dorën se pastaj ta hedh përdhe samarin,
ti para meje pse ma nxjerr gomarin?
E nga të vete s'di fare unë i ngrati,
kur rrugën ma ka zënë veshgjati.

Përpara nxirrmë mua të mos vuash,
dhe rrih pastaj gomarin sa të duash
Kështu e ka kjo botë e mjerë e marrë,
Përpara nxjerrin veç gomarë.

DRITERO AGOLLI”

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021619081497192
array(1) { ["section"]=> string(65) "driteroi-ne-spital-fevziu-sjell-ne-vemendje-kali-dhe-gomari-67338" }