‘Droga ka mbuluar çdo cep të vendit’,Sali Berisha pesimist: Kështu nuk ka të ardhme Europiane!

Publikuar tek: aktualitet, më 21:15 28-10-2020 ‘Droga ka mbuluar çdo cep të vendit’,Sali Berisha pesimist: Kështu nuk ka të ardhme Europiane! Sali Berisha

Ish kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka deklaruar se e ardhmja e Shqipërisë Europiane po shkon drejt limiteve dhe shumë shpejt mund të marr përjashtimin përfundimtar nga hapja e negociatave.  

“Nuk dëshiroj të marr rolin e profetit, se nuk kam qënë dhe nuk jam. Por një gjë është. Çdo vit iu them shqipëtarëve se negociatat nuk hapen. Çdo vit ia kam theksuar këtë gjë. Por tani detyrohem t’iu them se Shqipëria ka shanse të mëdha për tu përjashtuar përfundimisht nga hapja e negociatave”.

Sipas tij, gjithçka lidhet me krimin e organizuar dhe drogën që ka kapluar vendin, me Berishën që thotë se në çdo cep të Shqipërisë gjenden miliona dhe miliona bimë narkotike.

“Pas sinjalit “kod” që u dha se do legalizohet kanabisi medicinal, shqipëria u mbush me kanabis. Nga Nikla gjër në Vermosh, nga Erzeni gjër në skajet më të largëta të jugut të vendit miliona miliona miliona bimë në qindra dhe miliona plantacione kanabisi ka në Shqipëri. Në Shqipëri sot, vendimmarrës kryesor është Droga dhe të gjithë këto që numëroni ju janë pasojë e saj,” tha Berisha në intervistën për ‘Aktualitet’ në Fax News.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « ‘Nuk mjafton distanca', Brataj tregon me detaje: Tështima ka 10.000 mikrobe, arrin deri në 8 metër (Ja ç'duhet të bëni për t'u mbrojtur)
Inxhinieri i minierës në Dibër dhe 2 punëtorë humbin kontaktet me familjen, dyshohet se janë bllokuar brenda galerisë »
Article Logic
Execution time: 0.01225209236145
array(1) { ["section"]=> string(97) "droga-ka-mbuluar-cdo-cep-te-vendit-sali-berisha-pesimist-keshtu-nuk-ka-te-ardhme-europiane-225558" }