5 punonjës policie janë shkarkuar nga puna pasi mendohet se kanë lidhje me ngjarjen ku 2 kg heroinë u sekuestruan në një autobus.
Të pezulluarit kanë qënë në shërbim gjatë sekuestrimit të drogës. Pas pezullimit nga puna të drejtorit të Krimit në Kapshticë i cili rezultoi pronar i shoqërisë së autobusit ku u gjet droga, ka ardhur dhe pezullimi i 5 policëve.
Droga prej 2 kg ishte nisur drejt shtetit grek me autobusin e kompanisë Metro Euro.
Sakaq, mësohet se aksionere e kompanisë së autobusave është dhe vjehrra e Edmond Çelës, shefit të krimit në Doganë që u shkarkua nga puna ditën e sotme.
Hetimet janë zgjeruar dhe janë shtrirë në gjithë zyrtarët e kufirit të cilët po hetohen për lidhje të mundshme me trafikun e drogës.
Pezullimi do të zjgasë deri në verifikimin e hetimeve.