Droga e sekuestruar ditën e djeshme në një kamion të ngarkuar me lëndë drusore kishte diçka të veçantë nga sekuestrimet e tjera të policisë.
Ajo ishte e ndarë në 40 pako të ndryshme dhe secila pako kishte nga një letër bixhozi të vendosur brenda. Policia duket se nuk e ka patur të vështirë të kuptojë skemën e përdorur nga trafikantët e dorgës.
Sipas tyre, kjo skemë shërbente për të dorëzuar mallin te secili nga katër blerësit e saj në Milano. Me ane te figurave të letrave, trafikantët shqiptar kishin ndarë edhe sasinë e drogës, ashtu sikurse ishte porositur më herët nga grupi tjetër kriminal.
Secila prej letrave e ndryshme nga njëra tjetra, i përkiste një blerësi, i cili në momentin e tërheqjes së drogës, duhet të mbante në dorë edhe letrën identifikuese , në ketë rast, spathin, karron, maçin apo kubin.
Vetëm në këtë mënyrë do të identifikoheshin porositësit nga grupi tjetër i trafikantëve të cilët do të mundësinin dërgimin e drogës deri në destinacion. Si në një lojë pokeri, trafikantët do ta kishin më lehtë të shkëmbenin porosinë, kundrejt vlerës monetare të përcaktuar më herët, pa ngatërruar blerësin.