Drogë, armë dhe bixhoz në lokalet e Vithkuqit, zbuloni ku e fshihte “qiraxhiu” kanabisin, që çoi në pranga 3 persona (VIDEO)

Publikuar tek: aktualitet, më 09:05 20-04-2017 Drogë, armë dhe bixhoz në lokalet e Vithkuqit, zbuloni ku e fshihte “qiraxhiu” kanabisin, që çoi në pranga 3 persona (VIDEO)

Finalizohet me sukses operacioni antidrogë i koduar “KONTRATA”, ku sekuestrohen në total 160 KG lëndë e dyshuar si narkotike Cannabis Sativa, 2 armë zjarri me municion, 1 armë gjahu, si dhe 3 aparatura lojra fati.

Në bazë të këtij operacioni arrestohen në flagrancë 3 shtetas dhe shpallet në kërkim 1 tjetër.

Specialistët e Seksionit kundër Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë,  në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të policisë Korçë, në kuadër të finalizimit të këtij operacioni bënë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve Janaq Qirici, 52 vjeç, banues në Vithkuq dhe Aldo Kita, 26 vjeç, banues në Korçë, i dënuar më parë për vjedhje.

Arrestimi i tyre u bë pasi, në bazë të disa informacioneve të siguruara në rrugë policore si edhe gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e shtetasit Janaq Qirici (të cilin i`a kishte lënë në përdorim me kontratë qeraje shtetasit Aldo Kita) në vendin e quajtur “Vaskat e Peshkut”, në afërsi të centralit elektrik në fshatin Vithkuq, konkretisht në pjesën e tavanit  u gjet një sasi prej :

23 KG me lëndë të dyshuar si narkotike Cannabis Sativa e vendosur në 10 (dhjetë) thasë plasmasi me ngjyrë të zezë.

Gjithashtu në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të ushtruar në një ambient tjetër bar-kafe në pronësi po të këtij shtetasi, në qendër të fshatit Vithkuq u gjetën :

3(tre) aparatura lojëra fati,

1(nje) arme gjahu pa leje,

2(dy) pajisje  grirëse për lëndë narkotike të llojit  “Canabis Sativa”.

Strukturat e Policisë Korçë, kanë vijuar me kontrollin e territorit që mbulon kjo njësi administrative dhe kanë konstatuar e goditur edhe një rast tjetër të prodhimit e shitjes të lëndës narkotike e posedimit të armëve luftarake dhe e municionit.

Si rezultat i këtyre kontrolleve u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit Pandeli Dine, 31 vjeç, banues në fshatin Vithkuq, si edhe u shpall në kërkim bashkëpunëtori i dyshuar i tij, A.H, 24 vjeç, banues në Fier .

Kjo pasi në banesën e Pandeli Dines, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan  në cilësinë e provës materiale një sasi prej:

137 KG lëndë narkotike e dyshuar si Cannabis Sattiva e vendosur në 15 thasë plasmasi me ngjyrë të zezë.

2 armë zjarri dhe  municion luftarak.

1 (një) autoveturë tip kamionçinë e markës “Mitsubishi”  me targë AA 747 EF.

Materialet hetimore në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor  Korçë  për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve në bashkëpunim”,  ”Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”, “Venia ne dispozicion e lokaleve për lojra të palejuara”,  të parashikuara nga nenet 283/2; 280; 198 të Kodit Penal. 

 

 

 


video-1492675484 by newsbomb-al

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “Çmenden” plakat e prillit, furtuna dhe shiu i lënë vendin borës, shikoni si u gdhinë qytetet sot nga veriu në jug (FOTOT)
Sekuestrohen 42 mijë m2 pronë turistik në Theth, 3 ish-zyrtarët e Shkodrës e përvetësuan me dokumente false (EMRAT) »
Article Logic
Execution time: 0.012019872665405
array(1) { ["section"]=> string(123) "droge-arme-dhe-bixhoz-ne-lokalet-e-vithkuqit-zbuloni-ku-e-fshihte-qiraxhiu-kanabisin-qe-coi-ne-pranga-3-persona-fotot-75781" }