Drogë dhe seks me prostituta nga Europa, fëmijët e pasur infektohen me koronavirus në Karaibe (FOTO)

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 17:00 09-04-2020 Drogë dhe seks me prostituta nga Europa, fëmijët e pasur infektohen me koronavirus në Karaibe (FOTO)

Pasi festuan të shfrenuar me drogë, seks dhe prostituta nga Europa në rërën e bardhë të ishujve ekzotikë, si dhe shkrepën selfie me këngëtarë të famshëm “reggaeton”, fëmijët e miliarderëve të Venezuelës morën lajmin tronditës; janë infektuar me koronavirus.

Në shtetin e kapur prej kohësh nga kriza ekonomike, me nivelin e varfërisë në skamje që rritet me shifra rekord, fëmijët e miliarderëve, të korruptuarve dhe liderave të politikës, bëjnë jetën e luskit pa punuar asnjë ditë duke shpenzuar miliona.

Ata ndodheshin në një festë orgji në arqipelagun Los Roques, kur u infektuan me virusin vdekjeprurrës. Lajmin e ka pranuar edhe presidenti i regjimit që nuk njihet tashmë nga SHBA, diktatori Nikolas Maduro.

Venezuela deri tani ka shumë pak raste me koronavirus, krahasuar me vendet e rajonit. Por ekspertët i tremben shpërthimit të përhapjes së virusit në vend, çka do ta çonte sistemin mjekësor në krizë të plotë.

fhgedhre3h544h.jpg

sdfgwsghws4erh4.jpg

fdherty43ydrg.jpg

rge3h5y3h54.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0089180469512939
array(1) { ["section"]=> string(104) "droge-dhe-seks-me-prostituta-nga-europa-femijet-e-pasur-infektohen-me-koronavirus-ne-karaibe-foto-202015" }