Drogë me çanta sportive në Greqi, si u zbuluan ne mes të pyllit trafikantët nga Devolli

Publikuar tek: aktualitet, më 08:29 25-04-2017 Drogë me çanta sportive në Greqi, si u zbuluan ne mes të pyllit trafikantët nga Devolli

Kapen dhe arrestohen në flagrancë 2 shtetas, si edhe shpallen në kërkim 2 bashkëpunëtorët e tyre, të cilët tentuan të trafikonin nga kufiri i gjelbër në Vidohovë drejt shtetit grek 121 pako me peshë 49 kg lëndë të dyshuar Cannabis Sativa.

Shërbimet Operacionale në Stacionin e Policisë Kufitare Kapshticë në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Devoll dhe specialistët e Seksionit kundër Narkotikëve në DVP-Korçë, si rezultat i bashkërendimit dhe koordinimit të veprimeve të tyre, kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të dy shtetasve Spartak Koçileri, 37 vjeç dhe Marsel (Melsi) Shaholli, 36 vjeç të dy banues në fshatin Hoçisht- Devoll.   

Po ashtu, u bë shpallja në kërkim policor e dy shtetasve të tjerë : A.H, 45 vjeç, banues në fshtatin Miras-Devoll  dhe R.K, 27 vjeç, banues në Hoçisht.

Dje shtetasit e lartpërmendur në bashkëpunim midis tyre, në afërsi të piramidës 54, në fshatin Vidohovë-Devoll, kishin si synim të transportonin nëpërmjet kufirit të gjelbër për në  shtetin grek me qëllim trafikimi 2 çanta sportive dhe 1 thes, brenda të cilave  kishte 121 pako me lëndë të dyshuar si Cannabis Sativa.

Por sa kanë konstatuar shërbimet e Policisë Kufitare të cilat po patrullonin vijën e kufirit të gjelbër dhe po afroheshin në drejtim të tyre, këta shtetas kanë fshehur lëndën narkotike. Duke përfituar nga dendesia e pyllit, janë larguar me shpejtësi në një distancë të largët.

Në vendngjarje nga shërbimet e Policisë u konstatuan dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 çantat sportive dhe 1 thes plasmasi, me 121 pako të mbështjella me letër natriban me një peshë totale 48 KG lëndë e dyshuar  narkotike Cannabis Sativa.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Karate me shefin, i riu shqiptar vret drejtorin e fabrikës së orave në Zvicër
Protesta e opozitës dje, procedim penal të gjithë organizatorët e PD-së me në krye Lulzim Bashën »
Article Logic
Execution time: 0.011260986328125
array(1) { ["section"]=> string(92) "droge-me-canta-sportive-ne-greqi-si-u-zbuluan-ne-mes-te-pyllit-trafikantet-nga-devolli-76345" }