Drogë në autobusin e socialistëve të rinj shqiptarë. Turqit ndalojnë anëtarët e FRESSH-it, me ta dhe Artur Micko

Publikuar tek: aktualitet, më 09:52 30-01-2016 Drogë në autobusin e socialistëve të rinj shqiptarë. Turqit ndalojnë anëtarët e FRESSH-it, me ta dhe Artur Micko Artur Micko gjatë një aktiviteteti para Partisë Socialiste

Drogë në autobusin e socialistëve të rinj shqiptarë. Turqit ndalojnë autobusin e FRESSH-it, me ta dhe Artur Micko, nënkryetari i FRESSH-it.

40 socialistë janë ndaluar, pas sasisë së drogës gjetur në autobus. Ata ishin nisur për një tur drejt Stambollit, duke kaluar mes Greqisë, por ka qenë pikërisht policia në pikën doganore të Ipsalës që ka pikasur lëndën narkotike.

Të gjithë janë shoqëruar në Drejtorinë Doganore të Antikontrabandës, ndërsa shoferi është arrestuar në flagrancë, raporton ‘’Panorama’’.

Droga e gjetur ka qenë e tipit kanabis, duke u lokalizuar nëpërmjet rrezeve X. Ende nuk dihet sasia. Micko dhe socialistët e tjerë kanë mohuar të kenë lidhje me drogën. Hetimet vazhdojnë.

autobusifressh

autobusifressh2

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.085797071456909
array(1) { ["section"]=> string(116) "droge-ne-autobusin-e-socialisteve-te-rinj-shqiptare-turqit-ndalojne-anetaret-e-fressh-it-me-ta-dhe-artur-micko-31319" }