Drogë në gomat e makinës, arrestohet në doganën e Muriqanit trafikanti

Publikuar tek: aktualitet, më 22:18 18-01-2018 Drogë në gomat e makinës, arrestohet në doganën e Muriqanit trafikanti

Mbrëmjen e sotme policia kufitare e Shkodrës, ka arrestuar në pikën e Muriqanit një shtetas që po tentonte të trafikonte lëndë narkotike.

Mësohet se trafikanti e kishte fshehur drogën në gomat e makinës dhe është bërë arrestimi i tij në flagrancë.

Më poshtë njoftimi i zytar i policisë:

Policia Kufitare e Muriqanit sekuestron 4 kilogramë e 476 gramë heroinë, arreston trafikantin e dyshuar

Shërbimet e Policisë Kufitare në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e trafikimit të lëndëve të forta narkotik, kanë ushtruar kontroll të detajuar në mjete në pikën dalëse drejt Malit të Zi.

Në vijën e dytë të kontrollit, në automjetin tip “Renault” , me drejtues shtetasin P. G, u konstatua se në gomat e makinës, në brendësi të disqeve ishte fshehur lëndë narkotike.

Ajo rezultoi 4 kilogramë e 476. 6 gramë heroinë, sasia më e madhe e këtij lloji e kapur këtë vit nga Policia Shqiptare.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasin P. G, 57 vjeç, banues në Tiranë i cili udhëtonte drejt Italisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë për Krime të Rënda Tiranë, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012012004852295
array(1) { ["section"]=> string(76) "droge-ne-gomat-e-makines-arrestohet-ne-doganen-e-muriqanit-trafikanti-107073" }