Drogë në Kakavijë, ja kush është fierakja 28-vjeçare që po tentonte ta kalonte (EMRI- DETAJE)

Publikuar tek: aktualitet, më 14:37 09-04-2018 Drogë në Kakavijë, ja kush është fierakja 28-vjeçare që po tentonte ta kalonte (EMRI- DETAJE) Policia

Izaura Musa, 28 vjeçe është arrestuar nga autoritetet greke pasi u kap me 10 kilogram drogë teksa po tentonte ta kalonte në kufirin grek.

Policia bën me dije se 28 vjeçarja është ndaluar edhe më datë 6 prill, pra 3 ditë më parë, por nuk i është gjetur gjë në bagazhe. Sipas policisë, drogën, 28 vjeçarja e ka marrë në territorin grek.

“Lidhur me lëndën narkotike të kapur nga Policia greke në territorin e saj në afërsi të Kakavijës, sqarojmë se:

Shtetasja Izaura Musa, 28 vjeçe, nga Fieri, ka kaluar si këmbësore në Kakavije për në Greqi, mëngjesin e datës 6 prill 2018. Asaj i janë kontrolluar bagazhet edhe nga Policia shqiptare edhe nga Policia greke. Gjatë kontrollit nuk i është konstatuar asnjë send i kundraligjshëm.

Në datën 8 prill, pra 2 dite me vone, kjo shtetase është ndaluar brenda territorit grek në autobuzin e linjës Kakavije-Janinë, duke transportuar 10 kilogramë lëndë narkotike kanabis, duke udhetuar nga Kakavija drejt Janines.

Kjo shtetase prej mëngjesit të datës 06.04.2018, nuk ka hyrë në territorin shqiptar dhe lëndën narkotike e ka marrë në territorin grek.

Gjithashtu, nga shkëmbimi i informacioneve me homologët greke rezulton se kjo shtetase ishte në procedim nga Antidroga e Janines, prej kohësh”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « MEGA-AKSION/ Sekuestrohen 8 ton drogë me vlerë 80 mln EURO në Itali, në krye të bandës një GRUA (VIDEO)
Përmbyset autobusi me pasagjerë në Elbasan, disa të plagosur »
Article Logic
Execution time: 0.01239013671875
array(1) { ["section"]=> string(96) "droge-ne-kakavije-ja-kush-eshte-fierakja-28-vjecare-qe-po-tentonte-ta-kalonte-emri-detaje-116257" }