4 shtetas shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane pasi u kapën me drogë në makinë në Itali.
Karabinierët e Livornos gjatë kontrollit të makinës gjetën 6.2 kg marijuanë. Në pranga përfunduan 5 persona, 4 shqiptarë dhe një shtetas italian të moshave 22 deri në 30-vjeç.
Gjatë arrestimit u sekuestruan dhe 7 mijë euro që dyshohen se janë fituar pasi kanë trafikuar drogë. Identiteti i shqiptarëve ende nuk bëhet i ditur, sakaq janë duke u kryer hetimet paraprake.