Policia e Tiranës gjen dhe sekuestron një sasi drogë në Malin Derje.
Droga u gjet dje rreth orës 12:30, në pjesën lindore të fshatit, në pyll dhe në një kasolle të braktisur. Bëhet fjalë për 46.2 kg, bimë të dyshuara narkotike e llojit Cannabis Sativa.
Ende nuk dihet se kush e ka fshehur sasinë e drogës, por punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve përgjegjës.