Drogë në Poliçan, arrestohet vëllai i kryebashkiakut Zotkaj

Publikuar tek: aktualitet, më 11:34 18-09-2015 Drogë në Poliçan, arrestohet vëllai i kryebashkiakut Zotkaj Foto ilustruese

Arrestohet në Poliçan vëllai i kryebashkiakut Adriatik Zotkaj. Policia ka vënë në pranga Artur Zotkaj, pasi në biznesin e tij është gjetur një sasi droge.

Herët në mëngjes policia ka nisur operacionin në Skrapar, ku në qytetin e Poliçanit ka kontrolluar biznesin e vëllait të kryebashkiakut, në Pronovik.

Në pranga kanë rënë Artur Zotkaj 46 vjeç, Abedin Nurellari 38 vjeç, Kreshnik Hysenbelli 24 vjeç dhe Destared Allko 23 vjeç. Në kërkim është shpallur E.H 22 vjeç.

Droga e kapur është e tipit marijuanë, në sasinë 19 kilogramë e 30 gram. Policia po vazhdon hetimet.

Nuk ka ende një deklaratë të kryebashkiakut për ngjarjen.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ish drejtori i arrestuar i ZRPP, kandidat për deputet i PS
4 kompani të interesuara për Aeroportin e Sarandës, Shqipëria së shpejti me 3 aeroporte »
Article Logic
Execution time: 0.013136863708496
array(1) { ["section"]=> string(64) "droge-ne-polican-arrestohet-vellai-i-kryebashkiakut-zotkaj-21084" }