Drogë në të brendshme, arrestohet shqiptari në Itali

Publikuar tek: bota, më 13:10 23-03-2016 Drogë në të brendshme, arrestohet shqiptari në Itali

Një 21 vjeçar shqiptarë identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur është arrestuar në Agliana-s në provincën e Pistoias në Itali, ku është kapur me 100 gr hashash.

Kapja e shqiptarit ka bërë lajm jo për sasinë e drogës së kapur por për vendin e zgjedhur për fshehjen e saj.

Lëvizjet e tij kanë ngritur dyshime te karabinierët të cilët e kanë ndaluar për kontroll dhe kanë gjetur në trup pakon e vogël me drogë dhe një shumë të konsiderueshme parash. Karabinierët dyshojnë se shqiptari është shpërndarës droge pasi nga inspektimi në parkun publik ku ishte 21-vjeçari u gjetën edhe 4 pako të tjera me nga 100 gr hashash dhe dy pako me gjithsej 100 gr marihuanë.

Shqiptari është ndaluar me akuzën e mbajtjes për qëllim shpërndarje të drogës dhe iu dha masa e arrestit shtëpiak në pritje të vendimit të gjykatës.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Eksperimenti i zyrës së rekrutimit të policëve me vogëlushin që futi në “kurth” njerëzit (VIDEO)
Shpërthimet në metro dhe aeroport: Pamjet e transmetuara janë false (Video) »
Article Logic
Execution time: 0.0091381072998047
array(1) { ["section"]=> string(57) "droge-ne-te-brendshme-arrestohet-shqiptari-ne-itali-35808" }