Drogë nga Afrika e Veriut, shkatërrohet banda e shqiptarëve në Itali

Publikuar tek: aktualitet, më 08:10 22-05-2019 Drogë nga Afrika e Veriut, shkatërrohet banda e shqiptarëve në Itali

Policia italiane ka finalizuar operacionin e koduar 'Snowfall' orët e para të mëngjesit të sotëm.

Në kuadër të këtij operacioni është shkatërruar një grup trafikantësh shqiptarë.

Në bashkëpunim me shtetas italianë ata trafikonin drogë të tipit kokainë, heroinë e hashash në territorin e provincës së Bergamos.

Hetimet e operacionit kanë zbardhur se me trafikantët shqiptarë vepronte dhe një grup trafikantësh nga Afrika e Veriut,  kryesisht marokenë që furnizonin me drogë konsumatorë të etnive të ndryshme.

Gjatë operacionit janë sekuestruar disa armë zjarri.

Të arrestuarit akuzohen për trafik droge të tipeve të ndryshme e armëmbajtje ilegale armësh zjarri.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.076141119003296
array(1) { ["section"]=> string(74) "droge-nga-afrika-e-veriut-shkaterrohet-banda-e-shqiptareve-ne-itali-165222" }