Drogë nga Gjirokastra drejt Fierit, 40 kilogramë marijuanë në duart e policisë

Publikuar tek: aktualitet, më 09:02 06-03-2015 Drogë nga Gjirokastra drejt Fierit, 40 kilogramë marijuanë në duart e policisë

Nuk kanë mundur të finalizojnë transportin e planifikuar të lëndës narkotike, duke dështuar që 40 kilogramë marijuanë të dërgoheshin në Fier.

Policia e Gjirokastrës ka sekuestruar lëndën narkotike, por autori është shpallur në kërkim. Mësohet se droga gjendej në bagazhin e makinës tip ‘’Volksvagen Passat’’, me targa AB087BT. Pronari I makinës është  A.K, 49 vjeç, banues në Himarë të Vlorës.

"Rreth orës 22.00, Drejtuesi i mjetit ka parë se po e ndiqte policia dhe  për t’ju shmangur ndjekjes së Specialistëve të Antidrogës ka lëvizur me shpejtësi në në një rrugë dytësore në lagjen “11 Janari” të qytetit Gjirokastër  dhe si pasojë e shpejtësisë makina ka dalë nga rruga në një kanal,mbi shkollën Pedagogjike.  Drejtuesi i mjetit  ka braktisur mjetin dhe duke përfituar nga errësira dhe moti i keq është larguar. Vijon puna për kapjen e tij", thuhet në deklaratën e policisë.

Në momentin e gjetjes së lëndës narkotike, droga ishte e ndarë në 2 çanta. Nuk dihet ende nëse ishte menduar që droga të kishte të njëjtin destinacion.

Policia e Gjirokastrës ende është në kërkim të autorit, i cili braktisi makinën dhe iku në drejtim të paditur.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Reshjet e shiut, përmbytet qyteti i Vlorës (Foto/Video)
Gjykata, sot vendim për Durim Bamin »
Article Logic
Execution time: 0.011030197143555
array(1) { ["section"]=> string(82) "droge-nga-gjirokastra-drejt-fierit-40-kilograme-marijuane-ne-duart-e-policise-5099" }