Droguan dhe përdhunuan 17-vjeçaren, gjykata jep masat për 5 të arrestuarit

Publikuar tek: aktualitet, më 15:32 14-07-2020 Droguan dhe përdhunuan 17-vjeçaren, gjykata jep masat për 5 të arrestuarit Foto ilustruese

Gjykata e Krujës jep masat për pesë prej të arrestuarve në skandalin e përdhunimit të një 17-vjeçareje në Fushë-Krujë.

Për Edison Çangun, 28-vjeç, Fatjon Leka, 25-vjeç dhe Arbis Shima, 26-vjeç është dhënë masa “arrest me burg”, ndërsa për 17-vjeçarin Leonard Stafa, gjykata ka dhënë masën “arrest shtëpie”.

Ndërsa për një prej të ndaluarve, është dhënë masa “detyrim paraqitje” pasi është i mitur.

Të arrestuarit janë pjesë e një grupi prej 7 personash që prej rreth 8 muajsh drogonin, dhunonin fizikisht dhe seksualisht një minorene 17-vjeçare.

Dëshmia e saj tronditi mbarë opinionin publik. Ajo rrëfeu para uniformave blu se në një episod ishte droguar dhe përdhunuar nga grupi i djemve për rreth 6 orë rresht. Ata kishin tentuar ta trafikonin edhe në Greqi për ta shfrytëzuar për prostitucion.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0097558498382568
array(1) { ["section"]=> string(80) "droguan-dhe-perdhunuan-17-vjecaren-gjykata-jep-masat-per-5-te-arrestuarit-213812" }