Dua Lipa sukses në Gjermani, kryeson listën e “Shazam”

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 18:08 02-02-2016 Dua Lipa sukses në Gjermani, kryeson listën e “Shazam”

Këngëtarja shqiptare Dua Lipa ka arritur edhe një sukses tjetër në arenën ndërkombëtare.

Hiti i saj “Be The One” tashmë ka pushtuar botën. Pas sukseseve të njëpasnjëshme, kjo këngë është duke kryesuar top listën “Shazam” në Gjermani.

Lipa, e cila prej vitesh po e ndërton karrierën e saj në Angli, përmes një postimi në Twitter është shprehur shumë e gëzuar për këtë arritje. Ditë më parë, në të njëjtin aplikacion në Bullgari, Dua ishte renditur po ashtu në vendin e parë.

Gazetat më prestigjioze në botë, Dua Lipën e konsiderojnë si yllin më të ri të këtij viti në arenën e muzikës botërore.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025107860565186
array(1) { ["section"]=> string(57) "dua-lipa-sukses-ne-gjermani-kryeson-listen-e-shazam-31572" }