'Dua më shumë Shqipërinë', Rama publikon videon e artistëve të Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit

Publikuar tek: aktualitet, më 07:12 23-03-2020 'Dua më shumë Shqipërinë', Rama publikon videon e artistëve të Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit Disa nga artistet e Teatrit te Operas dhe Baletit qe kane marre pjese ne video

Kryeministri Edi Rama ka publikuar videon e krijuar nga artistët e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, të cilët këndojnë këngën "Dua më shumë Shqipërinë", secili nga shtëpitë e tyre, për të dhënë një mesazh ndërgjegjësimi për qytetarët.

"MIRËMENGJES. me një duartrokitje për artistët tanë të Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit", shkruan Rama krah videos së postuar.

Kujtojmë se Rama vazhdimisht publikon video për të ndërgjegjësuar qutetarët që të kufizojnë sa më shumë lëvizjet e tyre, si një masë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Sipas urdhrit të vendosur nga qeveria, qytetarët shqiptarë mund të lëvizin nga ora 05:00 e mëngjesit deri në orën 13:00. Ndërsa pas kësaj ore qarkullimi do të jetë i ndaluar për këmbësorët dhe automjetet private.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Reshje të lehta në të gjithë vendin, ja si do të jenë temperaturat sot
Frika nga koronavirusi, Palestina ndalon lëvizjet në Bregun Perëndimor »
Article Logic
Execution time: 0.009739875793457
array(1) { ["section"]=> string(105) "dua-me-shume-shqiperine-rama-publikon-videon-e-artisteve-te-teatrit-kombetar-te-operas-dhe-baletit-199700" }