‘Dua t’i them të dua, më fal’, i ati i Ergi Dinit përlotet në emision: Kam shumë nevojë për të

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 00:22 25-02-2020 ‘Dua t’i them të dua, më fal’, i ati i Ergi Dinit përlotet në emision: Kam shumë nevojë për të FotoArkive: Dashamir Dini, te varri i te birit te ndjere, kengetarit Ergi Dini

Dashamir Dini, babai i këngëtarit të ndjerë Ergi Dini ka përlotur mbrëmjen e sotme me fjalët për të bitin që humbi jetën në një aksident automobilistik pak vite më parë.

Duke folur në emisionin e Bieta Sulos për një eksperiment që po bëhet në Korenë e Jugut ku nëna takon virtualisht të bijën e ndjerë, i ati i Ergit tha se ajo pajisje do lumturonte shumë njerëz që kanë humbur të afërmit.

‘Unë tim biri s’arrita me i dhanë jetën teme që ai të ishte gjallë. Unë po jetoj jetën e tim biri. Më vijnë 2 mijë mendime që s’mbarojnë kurrë. Është një tmerr, një ferr i vërtetë. Unë kam nevojë shumë për atë, me i thanë ‘më fal’, më i thanë ‘të du’. Që të gjitha unë ia kam thënë’, u shpreh ai mes lotësh, duke përlotur moderatoren Bieta Sulon, të ftuarit e tjerë e të gjithë publikun.

Foto nga emisioni: Dashamir Dini, i ati i Ergi Dinit
640-0-5e541e2ee4426.png640-0-5e541d0330fb8.png

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0063838958740234
array(1) { ["section"]=> string(96) "dua-t-i-them-te-dua-me-fal-i-ati-i-ergi-dinit-perlotet-ne-emision-kam-shume-nevoje-per-te-196337" }