Dua të vdes edhe unë!

Publikuar tek: fcb-bomb, më 10:11 30-10-2017 Dua të vdes edhe unë!

Nga Ida Nurçe

Nuk kam lajthitur, jo. Jo aq shumë. 
Dua të vdes, të iki për ca momente dhe e gjithë bota le ta marrë vesh që kam vdekur! Të shpërndahet lajmi anembanë! Ta degjojë i madh e i vogël! 
Dua ta degjoj edhe unë lajmin për vdekjen time! Dhe pasi ta lexoj nepër portale, ta degjoj në radio e ta shoh në televizor, të ulem, të ndez telefonin, të hap facebook-un dhe të lexoj të gjithë statuset që mbajnë emrin tim.

Dua t'i lexoj një për një! Edhe ata që nuk i kam miq në facebook, ju lutem m'i bëni tag!
Dua të lexoj të gjithë mallëngjimin dhe dashurinë që ata do shprehin, kur une të kem vdekur!
Dua t'i lexoj, ashtu në heshtje në një dhomë me oxhak të ndezur, larg në një majë mali, ku këmba e njeriut nuk shkel dot, vec meje! Dhe që atje, të ndjej dhimbjen, mallin dhe dashurinë e njerëzve, që nuk po e ndjej dot sa jam gjallë! 
Dua të ndjej aromën e gjithë luleve, që do nxjerrin nga tastiera e celualarit! 
Dua të fshij lotët e të gjithë emoj-eve, që do shkruajnë në fund të statusit!
Dua t'i grumbulloj të gjitha! 
Dua edhe dashurinë e madhe të atyre qe njoha dhe të atyre që nuk i njoha, por që u jam dhimbsur pas vdekjes!
Ndaj dua të vdes dhe të ngjallem serish!
Të shkoj t'jua kërkoj dashurinë, këtyre që vuajnë për ikjen time! T'ju them të më duan sa jam gjallë dhe sa arrij ta kuptoj këtë ndjenjë, jo kur të mos kem mundësi as të lexoj fjalët e tyre. 
Dua të vdes, që t'ju kujtoj që jam gjallë!
Dua të vdes që t'i njoh të gjithë dhe ndoshta një arsye e fortë është edhe që dua ta mbush shpirtin me pak dashuri në keto dite të ftohta vjeshte; dashuri që vetëm vdekja ta dhuroka! Ahh sa dua të vdes!

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.23954200744629
array(1) { ["section"]=> string(26) "dua-te-vdes-edhe-une-97685" }