'Dua të vdes', Robert Aliaj publikon fletën e votimit: Shqiptarët si krimbat që...

Publikuar tek: aktualitet, më 15:39 30-06-2019 'Dua të vdes', Robert Aliaj publikon fletën e votimit: Shqiptarët si krimbat që...

Robert Aliaj është një ndër artistët më të drejtëpërdrejtë në Shqipëri.

Ai reagon gjithmonë ndaj fenomeneve dhe situatave të ndryshme në vendin tonë.

Së fundmi, Aliaj ka publikuar një fletë votimi nga zgjedhjet lokale që po mbahen ditën e sotme, në të cilën shkruhet: Dua të vdes.

Krahas fotos, artisti ka shkruar se ky është besimi i humbur i shqiptarëve. Sipas Aliaj, Shqipëria është një trup i vdekur dhe i shpëlarë nga historia.

'Kjo eshte nje flete votimi e plotesuar sot ne mengjes, Kjo eshte zgjedhja e lire e qytetarit shqiptar qe e gjen më me vend te vdes. Ky eshte besimi i humbur i shqiptareve. “SHQIPERIA ESHTE NJE TRUP I VDEKUR, I SHPELARE NGA HISTORIA SEPSE AJO KA TRADHETUAR GJITHSHKA. SHQIPETARET SI KRIMBAT QE E BEJNE PLUHUR KUFOMEN E SAJ….', shkruan Aliaj.

Kujtojmë që Aliaj më herët ka qenë pjesëmarrës në protestën e studenteve para disa muajsh. 

Screenshot_2.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011823892593384
array(1) { ["section"]=> string(82) "dua-te-vdes-robert-aliaj-publikon-fleten-e-votimit-shqiptaret-si-krimbat-qe-170511" }