“Duan ta bëjnë komerdare dhe tërmetin”, MONIKA KRYEMADHI i përgjigjet Ramës: Përmbytjet janë përgjegjësi e kryeministrit (DEKLARATA)

Publikuar tek: politike, më 14:24 15-01-2021 “Duan ta bëjnë komerdare dhe tërmetin”, MONIKA KRYEMADHI i përgjigjet Ramës: Përmbytjet janë përgjegjësi e kryeministrit (DEKLARATA) Kryemadhi-Rama

Kryetarja e LSI-së Monika Kyemadhi i është përgjigjur deklaratës së kryeministrit Edi Rama, i cili pak më parë tha “Basha, Saliu, Meta dhe Mona duan të bëjnë komardare dhe tërmetin”.

Me anë të një postimi në twitter Kryemadhi shprehet se përmbytjet janë përgjegjësi e kryeministrit dhe pasojat e rënda financiare nga krizat që vendi është përballur janë përgjegjësi e keqqeverisjes së tij.

Ndër të tjera ajo shkruan se Rilindja i shërben vetëm oligarkëve dhe jo qytetarëve

“Një qeverisje e paaftë di vetëm të justifikohet kur qytetarët kërkojnë llogari. Këtë gjë bëri qeveria edhe sot. Përmbytjet janë përgjegjësi e kryeministrit dhe pasojat e rënda financiare nga krizat që vendi është përballur janë përgjegjësi e keqqeverisjes së tij. Rilindja, ndaj vetë Rama është kthyer sot në një krizë për vendin. Njerëzit nuk duan batuta, koha po mbaron. Edhe 100 ditë për ndryshimin! #25Prill2021” shkruan Kryemadhi.

LEXO EDHE: Nuk vonon Rama, i përgjegjet Bashës: Nën ujë janë Saliu, Iliiri, Luli dhe Mona që duan ta bëjnë komerdare, po halli është që s'i pret kush matanë

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shpërthen Jozefina Topalli kundër Bashës: E mbani mend “Dushkun”? Po e zbaton Luli për të futur në Kuvend Mediun, Dukën etj, pse nuk reagon Rama (E PLOTË NË BRENDËSI)
“Tirja i qeverisë e ka mendjen të gajaset”, Basha i përgjigjet Ramës: Asgjë nuk i mbulon dot dështimet »
Article Logic
Execution time: 0.013719081878662
array(1) { ["section"]=> string(133) "duan-ta-bejne-komerdare-dhe-termetin-monika-kryemadhi-i-pergjigjet-rames-permbytjet-jane-pergjegjesi-e-kryeministrit-deklarata-235120" }