'Duhen spitale COVID në rrethe', Leonard Solis: Është problem social, pacientët duan të shohin fytyrën e familjarëve para se të vdesin; Tirana ka shpenzime

Publikuar tek: aktualitet, më 19:52 25-11-2020 'Duhen spitale COVID në rrethe', Leonard Solis: Është problem social, pacientët duan të shohin fytyrën e familjarëve para se të vdesin; Tirana ka shpenzime Leonard Solis

IshiMinistri i Shëndetësisë Leonard Solis, ka pranuar se situata e Covid-it ka goditur fort sistemin shëndetësor në vendin tonë.  

Në një intervistë për "Abc" mjeku i njohur shtoi se një tjetër problem është fakti se të infektuarit me koronavirus duhet të marrin trajtim në qytetin e tyre, pasi në të kundër shkakton probleme sociale.

Më tej, Solit tha se nëse do të ishte në të tillë situatë, ai do të pranonte të shikonte fytyrën e familjarëve përpara se të ndërronte jetë dhe jo të mjekëve.

"Unë nëse do të isha duke ndërruar jetë, do të doja që të shikoja fytyrën e familjarëve të mi për herë të fundit dhe jo të mjekëve. Tirana nuk ka spital për të gjithë. Kjo është edhe një situatë sociale e rënduar. Jo të gjithë kanë mundësi të vijnë në Tiranë. U aktivizua edhe mjeku i familjes dhe shyqyr që ndodhi kjo. Ne nuk duhet ta përqendrojmë të gjithë në Tiranë, por të decentralizohet në të gjithë rrethet. Nuk përballohet e gjithë situata vetëm në Tiranë. Nuk ka situatë të kuqe, rozë ose Rilindase. Të gjitha janë njëlloj," tha Solis.

Solis tha se Tirana ka dyndje pasi nuk janë hapur spitalet rajonale nëpër rrethe. Të vish në Tiranë ka shpenzime për familjarët, përfshirë këtu dhe hallin e shëndetit. Hapja e spitaleve rajonale do të sillte një çlirim të kryeqytetit nga fluksi i pacientëve.  

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “Je t’u m’vra ore”, Policia fut me forcë në makinë të riun pa maskë (Video)
Aksident i frikshëm në Tepelenë-Mallakastër, plagosen rëndë 5 persona, mes tyre një 9-vjeçar »
Article Logic
Execution time: 0.012395143508911
array(1) { ["section"]=> string(131) "duhen-spitale-covid-ne-rrethe-ish-ministri-leonard-solis-nese-po-vdes-per-here-te-fundit-dua-te-shikoj-fytyren-e-familjareve-229116" }