‘Duhet dialog’, Manjani: Nëse synon lumturimin e kryetarëve, u shoftë kjo ide

Publikuar tek: politike, më 20:57 15-05-2019 ‘Duhet dialog’, Manjani: Nëse synon lumturimin e kryetarëve, u shoftë kjo ide

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka ironizuar deklaratat e ndërkombëtarëve për dialog politik.

Me anë të një statusi në ‘Facebook’, Manjani shprehet se nëse dialogu synon ‘lumturimin’ e palëve politike, apo kryetarëve të partive, u shoftë kjo ide.

Më tej Manjani thekson se Shqipërisë i duhet sot vetëm një datë zgjedhjesh politike dhe duhet rivendosur pluralizmi politik në Parlament.

Statusi i plotë:

"Duhet dialog politik"- thonë.

Dakort! 

Në parim, dialogu është koncept i pakundërshtueshëm.

Pyetja e vërtetë është:

Për çfarë e me ç'objektiv?

Nëse dialogu synon "lumturimin" e palëve politike, apo kryetarëve të partive, u shoftë kjo ide!

Nuk kemi hiç nevojë për këtë.

Shqipërisë i duhet sot vetëm një datë zgjedhjesh politike. Duhet rivendosur pluralizmi politik në Parlament.

Pastaj vijnë të tjerat...

Nëse ky është objektivi i dialogut po, e mirëpresim!

Nga Veriu në jug, këto hotele mbajnë 5 yje.
Por me sa i vlerësoni ju?

Grand Hotel Resort - Velipoja
Rafaelo - Shëngjin
Kompleksi Lura - Gjiri i Lalezit
Palace Hotel - Durrës
Prestige Resort - Golem
Premium Resort - Golem
Fafa Hotel - Durrës
Grupi Harmonia - Hotel
Regina Hotel - Vlorë
Hotel Butrinti - Sarandë
Demi Hotel - Sarandë
Santa Quaranta Resort - Sarandë
Hotel Morina - Palasë
Hotel Fishta - Velipojë
Hotel Briliant - Qerret
Supreme Hotel - Qerret
Article Logic
Execution time: 0.0091171264648438
array(1) { ["section"]=> string(79) "duhet-dialog-manjani-nese-synon-lumturimin-e-kryetareve-u-shofte-kjo-ide-164471" }