'Duhet shporrur', Salianji akuza Ramës: Me lekët e buxhetit pagoi oligarkët, ndihma ndaj qytetarëve sa 2 km rrugë që u paguan klientëve

Publikuar tek: politike, më 16:15 28-05-2020 'Duhet shporrur', Salianji akuza Ramës: Me lekët e buxhetit pagoi oligarkët, ndihma ndaj qytetarëve sa 2 km rrugë që u paguan klientëve Ervin Salianji

Ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji ka sulmuar dhe akuzuar kryeministrin Edi Rama sa i takon buxhetit të akorduar për pandeminë e koronavirusit.

Përmes një shënimi në ‘Facebook’ Salianji theksoi se gjatë pandemisë, Rama me lekët e buxhetit pagoi oligarkët dhe klientët e vet. Po ashtu demokrati shtoi se ndihma e emergjencës për njerëzit gjatë pandemisë vlen sa 2 km rrugë që Rama iu paguan miqve të tij.

Postimi i Salianjit

Edhe gjatë pandemisë, Rama me lekët e buxhetit pagoi oligarkët dhe klientët e vet me të cilët ndan lekët që ju vjedh njerëzve. Mashtrimet e Ramës dhe gënjeshtrat e Ballës për të fajësuar të tjerët nuk e mbulojnë dot këtë. Gjithë ndihma e emergjencës për njerezit gjatë pandemisë vlen sa 2 km rrugë që Rama ju paguan miqve të vet. Ai vetem merr dhe zhvat tani, ndaj duhet shporrur!

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.00978684425354
array(1) { ["section"]=> string(131) "duhet-shporrur-salianji-akuza-rames-me-leket-e-buxhetit-pagoi-oligarket-ndihma-ndaj-qytetareve-sa-2-km-qe-u-paguan-klienteve-208158" }