Duhet të ishte shembull por theu karantinën, ministri i Shëndetësisë jep dorëheqjen: Jam një idiot

Publikuar tek: bota, më 13:00 07-04-2020 Duhet të ishte shembull por theu karantinën, ministri i Shëndetësisë jep dorëheqjen: Jam një idiot Ministri i Zelandes se Re David Clark

Ministri i Shëndetësisë në Zelandën e Re ka dhënë dorëhqejen, pasi theu karantinën. David Clark e pranoi se kishte shkuar në plazh me familjen, duke udhëtuar për 20 kilometra.

Clark ka dhënë dorëheqjen, gjë që nuk është pranuar nga kryeministrja Jacinda Ardern, pasi sipas saj kjo është një kohë pandemie dhe ekipi duhet të qëndrojë i bashkuar.

Mjek me profesion, David Clarke edhe më herët ishte fotografuar duke ecur me biçikletë, ndërsa këtë herë e ka quajtur veten idiot për veprimin e tij.

"Në një kohë kur ne po kërkojmë nga banorët e Zelandës së Re që të bëjnë sakrifica historike, unë e braktisa ekipin. Kam qenë idiot dhe e kuptoj pse njerëzit do të zemërohen me mua. Si ministër i shëndetësisë, është përgjegjësia ime që jo vetëm t'i ndjek rregullat, por të jap një shembull për Zelandën e Re. Unë i kërkova falje kryeministres për mungesën e gjykimit dhe i ofrova asaj dorëheqjen", tha Clark në një deklaratë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0085299015045166
array(1) { ["section"]=> string(103) "duhet-te-ishte-shembull-por-theu-karantinen-ministri-i-shendetesise-jep-doreheqjen-jam-nje-idiot-201716" }