Duhet të përballej me hetimin e SENATIT në Uashington, por presidenti Trump zgjedh të shkojë në forumin e 50-të të Davos, mes biznesmenëve të fuqishëm

Publikuar tek: bota, më 12:32 21-01-2020 Duhet të përballej me hetimin e SENATIT në Uashington, por presidenti Trump zgjedh të shkojë në forumin e 50-të të Davos, mes biznesmenëve të fuqishëm Presidenti Trump gjate fjalimit te tij ne forumin e Davos

 I 50-ti Forum Ekonomik Botëror hapi punimet sot në qytetin zviceran Davos me një axhendë që fokusohet tek ndryshimet klimaterike, ndërkohë që liderët botërore pritet të marrin masa për krizën, raportojnë mediat ndërkombëtare.

Mbledhja katër ditore e përvitshme e disa prej lidervë politikë botërore dhe të botës së biznesit në Alpet e Zvicrës pritet të ketë zhvillime sa I përket ambientit dhe ekonomisë nga ngrohja globale.

Presidenti I SHBA Donald Trump që në mënyrë të vazhdueshme ka shprehur skepticizmin rreth ndryshimeve klimaterike, do të adresojë forumin e Davos në orën 10.30 me orën lokale, pikërisht në ditën që gjyqi ndaj tij (impeachment) hapet në Senat në Uashington DC.

Kundërshtimi I Trump ndaj energjisë së rinovueshme, tërheqja e tij nga Marrëveshja e Klimes e Parisit 2015 dhe shtritja e dorës për indystrinë e karburanteve e vendos atë në kundërshtim me gjithë aktivitetin e Davos.

Administrata e tij për tregtinë që prej kohësh “grindet” me Kinën dhe marrëveshja më e fundit për të ulur tensionet ndërmjet ekonomive rivale gjigande rëndojnë fort në kokat e liderve në Davos pasi Fondi Monetar Ndërkombëtar pakësoi perspektivën e rritjes globale në 2020.

Cështjet  e Lindjes së Mesme do të jenë në fokusin e Trump ndërkohë që është vendosur të takohet me Presidentin iraken Barham Salih, presidentin e rajonit Kurd në Irakun verior Nechirvan Barzani dhe kryeministrin pakistanez Imran Khan.

Mediat vërejnë se Trump vendosi të marrë pjesë në Samit në ditën kur ka shumë për të parë në Uashington. “Ka pasur spekulime se ai do të anullonte prezencën e vet në minutën e fundit, por nuk e bëri” raportojnë gazetarët nga Davos.

“Këshilltarët e tij thonë se është në formë sot, një shans për ta pasur në skenën botërore, duke u treguar presidencial dhe duke treguar anën e fortë sepse do jetë mes liderve më të mëdhenj botërore të biznesit dhe kjo është një kartë e fortë për administratën Trump – për ekonominë dhe tregjet.”

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.027520179748535
array(1) { ["section"]=> string(155) "duhet-te-perballej-me-hetimin-e-senatit-ne-uashington-por-presidenti-trump-zgjedh-te-shkoje-ne-forumin-e-50-te-te-davos-mes-biznesmeneve-te-fuqishem-192700" }