Në 15-minutëshin e pushimit që ndërmori Asambleja, dy kandiatët për president të FSHF Armando Duka dhe Bashkim Fino janë parë të ulur përballë njëri-tjetrit në barin e hotelit duke konsumuar një kafe të shpejtë.
Në tryezë ata shoqëroheshin edhe nga Koço Kokëdhima dhe Artan Hajdari.
Madje, mes tyre ka patur edhe një debat, por me tone të qeta. Shkak për këtë debat mes tyre është bërë lidhur me ftesën e mbrëmshme për një darkë informale mes tre kandidatëve për Presidentë.
Ftesat janë bërë edhe për Armando Dukën e Bashkim Finon, dy kandidatët kryesorë të kësaj gare.
Por, përmes një reagimi në “Facebook”, Fino e mohoi këtë duke u shprehur se nuk ka marrë asnjë ftesë nga FSHF-ja.
Kjo deklaratë e Finos ra poshtë sepse Neësport.al siguroi faksimilen ku sekretari i përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku, e fton për të qenë sonte prezent në darkën e organizuar.
“Së pari, kam kënaqësinë t’ju ftoj të merrni pjesë në darkën që Federata Shqiptare e Futbollit do të organizojë sot në mbrëmje në hotel “Adriatik” në Durrës, në kuadrin e Asamblesë së përgjithshme, ku do të jenë të ftuar të gjithë delegatët pjesëmarrës të FSHF-së, përfaqësuesit e FIFA-s dhe UEFA-s”, thuhet ndër të tjera në e-mailin zyrtar të dërguar për FINON.