Duka: Gati të bashkëpunoj me Ramën për Shijakun, nuk e pyes fare opozitën se kam lind e jam rrit atje dhe i njoh ato familje

Publikuar tek: politike, më 23:42 11-12-2019 Duka: Gati të bashkëpunoj me Ramën për Shijakun, nuk e pyes fare opozitën se kam lind e jam rrit atje dhe i njoh ato familje Agron Duka, kryetar i Partise Agrare Ambientaliste

Kreu i PAA Agron Duka, shprehet se për rindërtimin e qytetit të tij të lindjes, Shijakut, është i gatshëm të bashkëpunojë me kryeministrin Rama.

Duke folur për RTV Ora,  Duka ka treguar dhe mënyrën se si mund të ndodhë ky bashkëpunim.

“Jam shijakas, kam lind dhe rrit në Shijak, i njoh shtëpitë e Shijakut me familje dhe numër anëtarësh. Nëse do të caktojë njeri në Shijak të shkoj unë por të mos prek lekë me dorë, por të monitoroj çdo lloj fondi që hidhet atje dhe mënyrën sesi. Të firmosin të dy palët dhe pastaj të bëhen investimet atje. Se pyes opozitën në këtë drejtim, le të më thërrasë. Ta monitoroj dhe të mos shkojë asnjë lek dëm. Jam gati ta bëj”, shprehet kreu i PAA.

Por edhe pse i shtrin dorën për të bashkëpunuar me të për Shijakun, Agron Duka akuzon kryeministrin Rama, se po sillet si showmen në këtë situatë të rëndë.

“Ai vazhdon të bëjë politikë dhe show sepse mundohet që këtë që ndodhi ta kthejë në favor të vet, piarin e ka të fortë, sajon ngjarje të tilla dhe më duket sikur po ndodh anasjellta. Ndërsa opozita po mundohet të nxjerrë në pah problemet reale që janë pos tërmetit, mazhoranca po bën shoë dhe politikë”, ka thënë më tej Agron Duka.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.013713121414185
array(1) { ["section"]=> string(129) "duka-gati-te-bashkepunoj-me-ramen-per-shijakun-nuk-e-pyes-fare-opoziten-se-kam-lind-e-jam-rrit-atje-dhe-i-njoh-ato-familje-189142" }