Duka: Më çudit sjellja e kryeministrit, ky izolim nuk i bën mirë turizmit

Publikuar tek: aktualitet, më 13:47 25-05-2020 Duka: Më çudit sjellja e kryeministrit, ky izolim nuk i bën mirë turizmit Agron Duka

Kreu i partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka ka thënë se izolimi që po i bëhet vendit në këtë kohë po dëmton sektorin e turizmit.

 Duke iu referuar shifrave të ecurisë së virusit në vend, Duka është shprehur se këto masa nuk janë më  të nevojshme. Sakaq, ai tha se duket sikur kryeministri Rama po i merr këto vendime vetë, pa u konsultuar me ekspertët.

“Me shumë sinqeritet mendoj se është e tepërt. Kjo ngri shkri, të premten lokal janë hapur dhe të shtunë jo, kjo nuk i bën mirë turizmit. Më çudit sjellja e kryeministrit, duket sikur ky i merr vendimet vetëm. Vazhdon dhe thotë ju më shani se unë kam hall t’ju shpëtoj. Ndërsa ne kemi një shifër minimale. Nëse do isha në vend të tij në këtë situatë do zgjidhja të hapja ekonominë,” deklaroi Duka për ‘abcnews’.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010976076126099
array(1) { ["section"]=> string(78) "duka-me-cudit-sjellja-e-kryeministrit-ky-izolim-nuk-i-ben-mire-turizmit-207726" }