Duka takon Metën, ‘presion’ qeverisë për të rihapur futbollin (THIRRJA E PRESIDENTIT për RAMËN)

Publikuar tek: politike, më 11:38 07-05-2020 Duka takon Metën, ‘presion’ qeverisë për të rihapur futbollin (THIRRJA E PRESIDENTIT për RAMËN) Duka-Meta

Aktivitetet futbollistike nuk po e marrin ende dritën jeshile për të vazhduar normalisht.

Për këtë kreu i FSHF Armand Duka ka takuar Presidentin Ilir Meta si për të vënë kështu nën ‘presion’ qeverinë.

Ndërkaq Presidenti teksa ndan foton nga takimi me Dukën i bën apel qeverisë së Ramës që me ‘mirëkuptim e përpjekje, ashtu si edhe në shumë vende të tjera, edhe ne t’i rikthehemi në kushtet e reja dhe me protokollin e duhur sanitar, jetës futbollistike, por edhe sportive në vend’.

 ÇFARË SHKRUAN META:

Kënaqësi të prisja sot Presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, z.Armand Duka, i cili më njohu me protokollin sanitar të përgatitur nga ekipi mjekësor i FSHF-së, sipas udhëzimeve të UEFA-s, për rifillimin e aktiviteteve futbollistike sa më parë të jetë e mundur.

Besoj se me përpjekje dhe mirëkuptim, ashtu si edhe në shumë vende të tjera, edhe ne t’i rikthehemi në kushtet e reja dhe me protokollin e duhur sanitar, jetës futbollistike, por edhe sportive në vend.

Nuk ka vaksinë më të mirë për mbrojtjen e shëndetit se sa sporti.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0091490745544434
array(1) { ["section"]=> string(97) "duka-takon-meten-presion-qeverise-per-te-rihapur-futbollin-thirrja-e-presidentit-per-ramen-205485" }