Duka: Tradhëtova? Do ishte tradhëti po të kaloja te PS! Shpjegon pse u largua nga Partia Republikane

Publikuar tek: politike, më 14:08 28-03-2016 Duka: Tradhëtova? Do ishte tradhëti po të kaloja te PS! Shpjegon pse u largua nga Partia Republikane

Agron Duka shpjegon pse është larguar nga Partia Republikane, për të drejtuar Partinë Agrare Ambjentaliste.

Sipas Dukës, kjo nuk është aspak tradhëti, sepse Partia Agrare është te i njëjti koalicion. Dhe arsyeja kryesore e kalimit të tij në këtë parti është se është më afër formimit të tij: ish-ministër Bujqësie dhe ka ardhur nga agro-biznesi.

“Mungonte zëri i PAA-së në Kuvend. Jam më afër, edhe për formimin tim. Reagimet kanë qenë të tilla, shumica më kanë mirëkuptuar. Pak a shumë konteksti ishte, pak a shumë ke bërë shumë mirë, je në vendin tënd, unë ish-ministër Bujqësie dhe vij nga agro-biznesi dhe nuk I bën kurrkujt përshtypje negative. Ka edhe raste kur mund të ketë reagime negative, kur kjo lëvizje quhet tradhëti. Si mund të tradhëtosh, kur je brenda të njëjtit koalicion. Kjo do ishte po të kaloja te PS’’, theksoi Duka gjatë një interviste te ‘’News24’’.

Ai ka komentuar se nuk ka ndërmend të kalojë te Partia Socialiste.

“E hedh poshtë kalimin te PS-ja. Unë I kam marrë votat djathtas, deputet i opozitës dhe e dyta problemet e bujqësisë, duket se janë të tradhëtuara nga Partia Socialiste’’, argumentoi Duka.

Nga Veriu në jug, këto hotele mbajnë 5 yje.
Por me sa i vlerësoni ju?

Grand Hotel Resort - Velipoja
Rafaelo - Shëngjin
Kompleksi Lura - Gjiri i Lalezit
Palace Hotel - Durrës
Prestige Resort - Golem
Premium Resort - Golem
Fafa Hotel - Durrës
Grupi Harmonia - Hotel
Regina Hotel - Vlorë
Hotel Butrinti - Sarandë
Demi Hotel - Sarandë
Santa Quaranta Resort - Sarandë
Hotel Morina - Palasë
Hotel Fishta - Velipojë
Hotel Briliant - Qerret
Supreme Hotel - Qerret
Article Logic
Execution time: 0.0071268081665039
array(1) { ["section"]=> string(103) "duka-tradhetova-do-ishte-tradheti-po-te-kaloja-te-ps-shpjegon-pse-u-largua-nga-partia-republikane-36210" }