Duke kërcyer dhe duart e ngritura lart, dalja e pazakontë e ambasadorëve të SHBA-së në Ballkan (FOTO)

Publikuar tek: rajon, më 09:52 20-09-2017 Duke kërcyer dhe duart e ngritura lart, dalja e pazakontë e ambasadorëve të SHBA-së në Ballkan (FOTO)

Ambasadorët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendet e Ballkanit kanë zhvilluar një takim me dy diplomatët amerikanë të Departamentit të Shtetit, Hoyt Brian Yee dhe Matthew Palmer.

Lajmin e ka bërë të ditur Ambsadori i SHBA-së në Kosovë Greg Delawie, ku ka postuar një foto aspak të zakontë ne llogarinë e tij në Twitter.

Nga fotoja duket që ambasadorët përfshirë edhe zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë janë duke  kërcyer dhe duart i mbajnë të ngritura lart.

Nuk dihet se ku është realizuar fotoja, por një gjë është e sigurt që diplomatët kanë punuar shumë, prandaj janë kaq të lumtur.

“Jam mbushur me energji prej takimit me ambasadorët amerikanë nga rajoni, ku diskutuam për përmirësimin e bashkëpunimit dhe të sigurisë rajonale, dhe për forcimin e sundimit të ligjit”, ka shkruar Delawie në Twitter. 

ambasadori.png

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.017412185668945
array(1) { ["section"]=> string(104) "duke-kercyer-dhe-duart-e-ngritura-lart-dalja-e-pazakonte-e-ambasadoreve-te-shba-se-ne-ballkan-foto-92992" }