‘Duke ndenjur në shtëpi do merremi me bëmat e qeverisë’, Manjani ironizon Ramën: Me shumë gjasë, do ta marrim këtë virus

Publikuar tek: fcb-bomb, më 11:19 23-03-2020 ‘Duke ndenjur në shtëpi do merremi me bëmat e qeverisë’, Manjani ironizon Ramën: Me shumë gjasë, do ta marrim këtë virus Manjani

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka ironizuar kryeministrin Edi Rama dhe deklaratat e tij ku ju bën thirrje qytetarëve të kenë durim sepse këto javë do të jenë vendimtare në luftë me koronavirusin.

“Me shumë gjasë, siç thonë të gjithë ekspertët, ne do ta marrim këtë virus. Gjithë sfida është të mos e marrim të gjithë njëherësh, sepse spitalet nuk ja dalin dot. Nuk ka spital në fakt që ja del në këto këto kushte”, thotë ndër të tjera Manjani.

Ndërkaq ai shton se me bëmat e qeverisë do të merren duke ndenjur në shtëpi.

“Ora 05:00-13:00 nuk është ajrosje, as çmpirje, as shëtitje. Është kryerja e nevojave të pashmangshme për ushqim dhe për të hedhë plehrat. Dhe po, do merreni me Ramën e me bëmat e qeverisë, duke ndenjur në shtëpi... Pse jo?!”, thotë Manjani.

Postimi i Manjanit:

Besoj se edhe me pak durim dhe me shumë vendosmëri do të duhet të respektojmë veten dhe njëri-tjetrin duke QËNDRUAR NË SHTËPI!

Kjo javë është vendimtare! Duhet të jetë sipas çdo llogarie...

Qoftë sa më e lehtë e me sa më pak barrë!

Me shumë gjasë, siç thonë të gjithë ekspertët, ne do ta marrim këtë virus. Gjithë sfida është të mos e marrim të gjithë njëherësh, sepse spitalet nuk ja dalin dot. Nuk ka spital në fakt që ja del në këto këto kushte.

Ndaj duhet ndihmuar spitali sot, që të na ndihmojë spitali kur të na duhet.

Gjithashtu me rëndësi është të kuptojmë se shumica dërrmuese e kalojnë këtë virus në shtëpi dhe me masa mbrojtëse të njohura. Me shumë gjasë disa prej nesh po e kalojnë.

Ka shpresë. Ja, në Itali po bien rastet e reja.

Prandaj edhe pak durim dhe shumë disiplinë.

Ora 05:00-13:00 nuk është ajrosje, as çmpirje, as shëtitje. Është kryerja e nevojave të pashmangshme për ushqim dhe për të hedhë plehrat.

Kaq! Asgjë më shumë!

Kjo është domosdoshmëri!!!

Dhe po, do merreni me Ramën e me bëmat e qeverisë, duke ndenjur në shtëpi... Pse jo?!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Qytetari e pyet se ku mund ta dorëzojë 'substancën' kundër koronavirusit, Rama: Nise me e-mail te Shtëpia e Bardhë
»
Article Logic
Execution time: 0.0087640285491943
array(1) { ["section"]=> string(122) "duke-ndenjur-ne-shtepi-do-merremi-me-bemat-e-qeverise-manjani-ironizon-ramen-me-shume-gjase-do-ta-marrim-kete-virus-199717" }