Dukesha Kate dhe George presin të bekohen me lindjen e fëmijës së dytë

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 19:48 28-04-2015 Dukesha Kate dhe George presin të bekohen me lindjen e fëmijës së dytë

Mbretëria e Bashkuar është në pritje të lindjes së Dukeshës Kate Middletone. Kate është shtatëzënë në pritje të fëmijës së saj të dytë pas lindjes së djalit George më 22 korrik.

Këtë mëngjes Kate ka dërguar djalin e saj George për t’i mësuar not në pishinën mbretërore në Buckingham Palace. Ajo është vizitore e rregullt e kësaj pishine pasi i mëson notin djalit të saj 21-muajsh. Dukesha Kate ka qenë duke e drejtuar vetë makinën “Range Rover”, ndërsa vizitorët janë entuziasmuar kur kanë parë që ajo ka mbërritur në pallatin Buckingham. Kate ka kaluar një shtatëzëni të shëndetshme duke ndjekur rregullisht dieta ushqimore dhe ushtrime të posaçme për gra shtatëzëna. Ndërkohë, zyrtarët e familjes mbretërore janë parë duke pastruar zonën rreth spitalit Saint Mary në Paddington, në Perëndim të Londrës duke dhënë kështu sinjalin që lindja e Kate është shumë afër. Ndërsa kufizimet e parkimit në spital kanë nisur që më datë 13 prill.

Nëse fëmija lind ditën e nesërme, atëherë Kate do të festojë edhe përvjetorin e martesës së saj me George William në vitin 2011 në Westminster Abbey.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.034954071044922
array(1) { ["section"]=> string(75) "dukesha-kate-dhe-george-presin-te-bekohen-me-lindjen-e-femijes-se-dyte-9895" }