Dukshmëria e lajmeve në GOOGLE, gazetat franceze çojnë në gjyq gjigandin amerikan: Të na paguajë kur publikon artikujt tanë (PROTESTA E GAZETAREVE EVROPIANE)

Publikuar tek: bota, më 11:27 24-10-2019 Dukshmëria e lajmeve në GOOGLE, gazetat franceze çojnë në gjyq gjigandin amerikan: Të na paguajë kur publikon artikujt tanë (PROTESTA E GAZETAREVE EVROPIANE)

 

Mediat franceze thanë të enjten se do të raportojnë kompaninë GOOGLE tek autoriteti konkurrues në vend rreth refuzimit të pagesës për kompanitë e lajmeve që shfaqin përmbajtjen e tyre në kundërshtim me ligjin e ri të BE për ‘copyright’.

Aleanca e medias APIG në të cilën përfshihen dhjetëra gazeta nacionale, rajonale e lokale tha se do t’i kërkojë qeverisë franceze të ndërmarrë hapa të domosdoshëm kundër gjigandit amerikan të internetit.

Agjecia ‘France Presse’, që nuk është anëtare e aleancës tha se do të paraqesë një kërkesë më vete.

Franca është vendi i parë që ka ratifikuar ligjin e ‘copyright’ të BE që kaloi këtë vit, dhe hyri në fuqi të enjten për të siguruar botuesit që do të kompensohen për punën e tyre kur publikohet online.

Por, GOOGLE tha se artikujt, fotot, videot do të duken në rezultatet e kërkimit vetëm nëse firmat e medias miratojnë lejimin e gjigandit të teknologjisë t’i përdorin ato pa pagesë.

Nëse ato refuzojnë, vetëm titujt dhe ndonjë ‘link’ bosh i kontentit do të duket, thotë GOOGLE, sigurisht duke rezultuar në humbjen e dukshmërisë dhe më pas edhe të ardhurat për publikuesin.

Të premten, qindra gazetarë u kërkuan zyrtarëve evropoanë që të ndërhyjnë kundër gjigandit mediatik.

Rreth 800 gazetarë si fotografë, regjizore dhe CEO të medias firmosën një letër të hapur publikuar në gazetat evropiane duke u kërkuar qeverive të sigurojnë që GOOGLE dhe firmat e tjera tech të përputhen me rregullin e ri evropian.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.01093602180481
array(1) { ["section"]=> string(160) "dukshmeria-e-lajmeve-ne-google-gazetat-franceze-cojne-ne-gjyq-gjigandin-amerikan-te-na-paguaje-kur-publikon-artikujt-tane-protesta-e-gazetareve-evropiane-183300" }