Dule flet pas takimit me Bashën: Nesër prezantojmë platformën te Meta, s'ka zgjedhje me një palë

Publikuar tek: politike, më 20:09 29-04-2019 Dule flet pas takimit me Bashën: Nesër prezantojmë platformën te Meta, s'ka zgjedhje me një palë

Kreu i PDIU, Vangjel Dule, pas përfundimit të takimit me aleatët e opozitës së bashkuar në Selinë Blu është shprehur i bindur se zgjedhjet e 30 qershorit nuk do të zhvillohen me pjesëmarrjen, sipas tij, të vetëm një pale.

Dule tha se ditën e nesërme në takimin me presidentin Ilir Meta do të prezantohet edhe platforma për zgjidhjen e krizës politike në vend.

“Nesër në takim me presidentin Meta në orën 11:00 do të prezantojmë platformën tonë. Juve i ndoqët edhe zhvillimet, kurkush nuk mund ta konsiderojë si një situatë normale këtë të vendit tonë, zgjedhje me një palë nuk duhet dhe nuk mund të ketë në 30 qershor. Arroganca, prepotenca e zotit Rama nuk i shërben askujt. Kemi një koalicion i cili është funksional mbi bazën e parimeve të demokracisë. Kemi konverguar me PD-në, nëse platforma jonë është pjesë e takimit të presidencës ne do të kontribuojmë në zgjidhjen e situatës së rëndë ku ndodhet vendi”, u shpreh Vangjel Dule.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025561094284058
array(1) { ["section"]=> string(101) "dule-flet-pas-takimit-me-bashen-neser-prezantojme-platformen-te-meta-s-ka-zgjedhje-me-nje-pale-162314" }