Duma e PD: Hasi tërësisht i bllokuar, pa rrugë, pa drita pa ujë të pishëm

Publikuar tek: aktualitet, më 13:58 06-01-2017 Duma e PD: Hasi tërësisht i bllokuar, pa rrugë, pa drita pa ujë të pishëm

Partia Demokratike shpreh shqetësimin për gjendjen e rëndë ku ndodhet i gjithë rrethi i Hasit. Të dhënat e PD sipas një deklarate të demokrates Grida Duma,  tregojnë se prej dje, i gjithë rrethi është izoluar, të gjitha rrugët janë të bllokuara, dhe nga dje nuk ka drita, as ujë të pishëm.

“Raportohet se mungojnë absolutisht ndërhyrjet qeveritare dhe banorët e kanë të pamundur të komunikojnë apo të marrin ndihma. Ndërkohë, kësaj gjendje i shtohet edhe epidemia e gripit, dhe banorët e rrethit të  Hasit e kanë të pamundur të marrin ndihmë shëndetësore. Trashësia e dëborës shkon nga 50 centimetra, deri në 1 metër e gjysëm në shumë zona. Partia Demokratike i bën thirrje qeverisë të ndërhyjë menjëherë dhe tu vijë në ndihmë banorëve të rrehit të Hasit”, u shpreh Duma ndërsa përmbylli me një zotim.

“Ne do të raportojmë sot në mënyrë periodike për situatën në zonat më të goditura nga moti i keq, me besimin se do tu vijmë në ndihmë banorëve”.​

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kjo është situata e furnizimit me energji në vend: 1800 punonjës të OSHEE në terren
Durrës, 20-vjeçarja gjendet e vdekur në banesë, mister shkaqet »
Article Logic
Execution time: 0.010747909545898
array(1) { ["section"]=> string(76) "duma-e-pd-hasi-teresisht-i-bllokuar-pa-rruge-pa-drita-pa-uje-te-pishem-64751" }