Duma: Ndryshimi i sistemit dhe heqja e koalicioneve janë lojëra politike të Ramës, opozitën nuk do e përçajë kurrë

Publikuar tek: politike, më 21:51 13-07-2020 Duma: Ndryshimi i sistemit dhe heqja e koalicioneve janë lojëra politike të Ramës, opozitën nuk do e përçajë kurrë Grida Duma

Ndryshimi i sistemit brenda natës dhe heqja e koalicioneve për Grida Dumën janë lojëra politike të Edi Ramës.

Ish-deputetja demokrate shprehet në "5 pyetje për Babaramon" se ndryshimin e sistemit dhe heqjen e koalicioneve Rama po i bën me vetveten.

Pragun e kërkuar nga opozita parlamentare për partitë e vogla, Duma e cilësoi si absurde pasi pakica po tenton t'i rrisë pragun vetvetes.

"Çdo të thotë të ndryshosh sistemin brenda natës, çfarë është kjo? Me popullin nuk e bën, nuk e bën me partitë politike, me kë po e bën? Me opozitën në parlament? Ato nuk janë palë politike, Rama po tenton ta bëjë me vetveten. Nëse do të kishin interes demokracinë e vendit nuk do të shkonin të rrisnin pragun e partive të vogla duke i lënë ata jashtë. Pakica kërkon të rrisë pragun e vetvetes, që këtu bie kjo kërkesë e saj që përfaqësohen gjoja si kundërshtare, por po bëjnë një lojë. Rama nuk do e përçajë dot kurrë opozitën e bashkuar, ne jemi të unifikuar", tha Duma.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010146141052246
array(1) { ["section"]=> string(119) "duma-ndryshimi-i-sistemit-dhe-heqja-e-koalicioneve-jane-lojera-politike-te-rames-opoziten-nuk-do-e-percaje-kurre-213751" }