Duncan Norman, ambasadori i ri i Britanisë së Madhe në Shqipëri

Publikuar tek: politike, më 16:24 05-12-2015 Duncan Norman, ambasadori i ri i Britanisë së Madhe në Shqipëri

Britania e Madhe ka zëvendësuar ambasadorin Nicholas Cannon në Shqipëri, duke emëruar në këtë post Duncan Norman.

Norman është ambasadori i ri britanik, që do të marrë detyrën në Tiranë në qershor të vitit 2016.

Emërimin e Ducan Norman e publikoi Ministria e Jashtme britanike, “Foreing Office”, në faqen zyrtare të saj, si edhe në faqen e “Twitter”-it.

Duncan Norman, është një diplomat me një karrierë diplomatike në këtë ministri që prej vitit 1990.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.020385026931763
array(1) { ["section"]=> string(68) "duncan-norman-ambasadori-i-ri-i-britanise-se-madhe-ne-shqiperi-27028" }