Durim Bami ndryshon dëshminë për njohjen me Frrokun dhe takimet me Doshin, Frroku: Unë nuk blihem

Publikuar tek: aktualitet, më 11:35 19-03-2015 Durim Bami ndryshon dëshminë për njohjen me Frrokun dhe takimet me Doshin, Frroku: Unë nuk blihem Durim Bami në videon e regjistruar nga Tom Doshi

Zbërthehet Durim Bami, i dyshuari për vrasjen e dy deputetëve Tom Doshi dhe Mhill Fufi. Durim Bami përpara prokurorëve të çështjes ka thënë për herë të parë se e njeh Mark Frrokun. Burime nga prokuroria thonë se ai ka pranuar që është takuar me ata të dy dhe Tom Doshni, duke treguar dhe vendet se ku.

Kjo ka qenë një pikë kthese për hetimet pasi deputeti Mark Frroku ka thënë se nuk e njeh Durim Bamin dhe nuk është Mark Frroku ai që ia ka thënë Tom Doshit për vrasjen. Tani, pas kësaj deklarate sipas burimeve Mark Frroku do të shkojë sërish në dyert e prokurorisë.

Kurse Mark Frroku ka deklaruar sot se i qëndron dëshmisë së parë që ka dhënë në Prokurori dhe se ‘’as nuk shitet e as nuk blihet’’.

“Në lidhje më çështjen Doshi unë kam bërë deklaratë në prokurori i qëndroj asaj se ajo është e vertetë dhe s’kam gjë tjetër për të thënë. Ka pas qarkullime zërash sikur kam pat oferta. Mark Frroku nuk shitet, as blihet. Mark Frroku vazhdon punën e tij si parlamentar dhe unë nuk e njoh presionin. Pas daljes nga kafja me të është diskutuar çështja e një biznesi me të.Qeveria nuk ka pas asnjë lloj shantazhi ndaj meje. As shantazh, se janë këto llafet që dalin nga krerët e lartë të opozitës që nuk dua t’i komentoj”, deklaroi Frroku.

Në lidhje me të kërkuarin për trafik droge që ishte në makinën e tij, sipas policisë, Frroku tha se nuk ka patur asnjë të kërkuar dhe se gjithnjë i është nënshtruar kontrolleve të policisë.

"Mark Frroku i nënshtrohet të gjitha ligjeve të këtij vendi dhe forcave të policisë apo institucioneve në Shqipëri i jam përgjigjur. Absolutisht Mark Frroku nuk ka pat asnjë të kërkuar në makinën e  tij. Unë nga policia mund të jem ndaluar mbi 10 herë, sepse policia bën punën e saj. Nëse unë do e kisha, atëherë policia të bënte punën e saj duke e arrestuar. ", përfundoi Frroku

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « KKT miraton projektin e ndërtimit të "Loro Boriçi". Rama: Morrëm një vendim të rëndësishëm
Përplasje e televizioneve, drejtuesit: A1 Report zgjodhi qeverinë, Tahiri të reflektoj »
Article Logic
Execution time: 0.012328147888184
array(1) { ["section"]=> string(100) "durim-bami-ndryshon-deshmine-per-njohjen-me-frrokun-dhe-takimet-me-doshin-frroku-une-nuk-blihem-6321" }