'Durimi jonë u sos', kreu i opozitës në Maqedoninë e Veriut i revoltuar për negocitatat: Të dalim në rrugë dhe sheshe!

Publikuar tek: rajon, më 06:28 18-10-2019 'Durimi jonë u sos', kreu i opozitës në Maqedoninë e Veriut i revoltuar për negocitatat: Të dalim në rrugë dhe sheshe!

Kreu i VMRO-DPMNE-së ka deklaruar se sipas tij datë për fillimin e negociatave me BE-në nuk do ta sjellin politikanë që premtojnë dhe nuk realizojnë asgjë.

Hristijan Mickoski durimi i opozitës ka përfunudra dhe i fton qytetarët pa dallim përkatësie partiake ose etnike, të dalin në rrugë.

"Mos prisni që këto të paaftë, këto politikanë kamikazë do të ikin vetë. Na duhet bashkim, na duhet rruga, na duhen sheshet, duhet të kalohet çdo shtëpi e bashkëqytetarëve tanë t’u themi se ne jemi ndryshe. Prej sot fillon përballja e fundit. Prej sot e paralajmëroj fitoren e VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit “Për Maqedoni më të mirë”.

Prej sot i ftoj të gjithë ata që mendojnë se politikat e Zoran Zaevit dhe LSDM-së janë të gabuara, e ftoj të na bashkohet, pavarësisht a është maqedonas, shqiptar, turk, rom, vlleh, boshnjak, serb dhe pa dallim a është pjesë e VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit ose LSDM-së- ka thënë kryetari i opozitës, Mickoski gjatë një takimi me qytetarët në Gevgjeli.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.15747690200806
array(1) { ["section"]=> string(120) "durimi-jone-u-sos-kreu-i-opozites-ne-maqedonine-e-veriut-i-revoltuar-per-negocitatat-te-dalim-ne-rruge-dhe-sheshe-182531" }