Gjykata e Durrësit ka vendour masën e sigurisë “arrest me burg” për dy ish-zyrtarë të lartë të Ujësjellës-Kanalizime , Franc Stajka ish-drejtues teknik dhe Tonin Deda, ish-kryetar i degës teknike.
“Mbi ta rëndon akuza e “shpërdorimit të detyrës”, pasi në cilësinë e anëtarëve të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave dyshohet se kanë paracaktuar fituesin e procedurës së prokurimit publik për furnizimin me ujë të zonës Spitallë Porto Romano- Bisht Pallë, si edhe rikonstruksioni i rrjetit të furnizimit me ujë të pijshëm për zonën e Shkozetit dhe Sukthit.
Ish punjonjësit i kanë shkaktuar shtetit një dëm në vlerë rreth 30 milionë lekë.